Aktorja e njohur Catherine O’Hara ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, raportojnë media ndërkombëtare. Ajo ishte një nga emrat më të dashur të komedisë amerikane, me role të paharrueshme në filma dhe seriale që u bënë pjesë e kulturës pop. O’Hara u bë e njohur për publikun e gjerë me paraqitjen e saj në filmat “Home Alone”, ndërsa më vonë u vlerësua gjerësisht për rolin e Moira Rose në serialin “Schitt’s Creek”, për të cilin fitoi edhe çmimin Emmy. Ajo lë pas një karrierë të pasur artistike dhe një trashëgimi të rëndësishme në botën e filmit dhe televizionit.


