Është ndarë nga jeta Nexhat Daci, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe akademike në Kosovë, ka bere te ditur portali ”Terrnoci i Madh”info. Ai ishte ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD). Daci njihej edhe për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe shkencës, si profesor i kimisë dhe doktor i shkencave, me studime të përfunduara në Universitetin e Zagrebit.
Gjatë karrierës së tij, ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe i institucioneve ndërkombëtare shkencore. Figura e tij mbetet e lidhur me një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve institucionale në Kosovë. /pasqyrapress/


