1.8 C
Pristina
HomeLajmeNdërron jetë një 18-vjeçar në Kçiq të Madh, rasti nën hetim nga...

Ndërron jetë një 18-vjeçar në Kçiq të Madh, rasti nën hetim nga autoritetet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rajonin e Mitrovicës, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Kçiq i Madh. I riu është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” rreth orës 18:40. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë, mjekët kanë konstatuar vdekjen. Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat