15.3 C
Pristina
HomeLajmeNëna e Beatrix Ramosaj, po lufton m kancer dhe jep një mesazh...

Nëna e Beatrix Ramosaj, po lufton m kancer dhe jep një mesazh të fortë

Me një mesazh të ndjerë dhe plot forcë, Antigona ka bërë publik një kapitull të vështirë të jetës së saj, duke njoftuar se ka përfunduar seancën e parë të kimioterapisë në luftën kundër kancerit. Ajo ka treguar se ndonëse ndihet e lodhur pas trajtimit, shpirtërisht është e fortë dhe mirënjohëse për mbështetjen e madhe që po merr nga familja, miqtë dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me fjalë inkurajuese dhe dashuri. Antigona ka theksuar se vendimi për ta ndarë këtë përvojë publikisht nuk ka qenë i lehtë, por synimi i saj kryesor është të motivojë vajzat dhe gratë që të mos i neglizhojnë kontrollat mjekësore, edhe atëherë kur shqetësimet duken të vogla. “Jam e mbushur me forcë për të luftuar”, është mesazhi që ajo përcjell, duke u shndërruar në zë ndërgjegjësues për rëndësinë e diagnostikimit dhe kujdesit të hershëm shëndetësor. Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta pozitive dhe mesazhe mbështetëse nga ndjekësit në rrjete sociale. /pasqyrapress/

Fotot: Antigone Ramosaj, instagram.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat