3.7 C
Pristina
HomeLajmeNëna e dy vjeçarit, emocionon me fjalët për të birin

Nëna e dy vjeçarit, emocionon me fjalët për të birin

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Greqi, duke tronditur opinionin publik. Një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën pasi u sulmua papritur nga qeni i familjes në oborrin e shtëpisë. Sipas mediave britanike, prindërit ishin futur për pak momente brenda për të lënë ushqimet, ndërsa vogëlushi kishte dalë jashtë, aty ku zakonisht qëndronte edhe qeni i shtëpisë. Nëna tregon se gjithçka ndodhi brenda sekondash. Mes dhimbjes së madhe, ajo rrëfen:

“Im bir ishte ëndrra e çdo nëne. Ai ishte gjithmonë me buzëqeshje… ishte drita e jetës sonë. Nuk e imagjinoja kurrë se brenda 30 sekondave do të më shuhej bota.”

Familja thotë se qeni nuk kishte shfaqur kurrë më parë shenja agresiviteti, ndërsa dyshohet se zhurmat e të shtënave në zonë mund ta kenë trembur, duke shkaktuar reagimin e papritur. Pavarësisht përpjekjeve të shpejta për ta dërguar fëmijën në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Vogëlushi do të festonte ditëlindjen e dytë pas vetëm pak javësh. Ngjarja ka hapur një diskutim të gjerë mbi sigurinë e fëmijëve pranë kafshëve shtëpiake dhe kujdesin që duhet treguar në çdo situatë. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat