7.8 C
Pristina
HomeLajmeNenad Rashiq tërhiqet nga deklarata për Kurtin: “I kam ngatërruar dy ngjarje”

Nenad Rashiq tërhiqet nga deklarata për Kurtin: “I kam ngatërruar dy ngjarje”

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka pranuar se ka bërë një gabim në deklaratat e tij lidhur me çështjen e tokës së Manastiri i Deçanit dhe rolin e kryeministrit Albin Kurti. Rashiq ka thënë se gjatë një deklarimi publik ka ngatërruar dy ngjarje të ndryshme, duke sqaruar se interpretimi i tij i mëparshëm nuk ishte i saktë.

“I kam ngatërruar këto dy elemente. E vërteta është që me keqardhje po them se kam bërë një përzierje të dy ngjarjeve”, është shprehur ai. Deklarata e tij vjen pasi më herët ishte raportuar se Kurti i kishte dhënë tokë Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit, një pretendim që tashmë ministri në detyrë e ka korrigjuar publikisht.

Çështja e pronave të Manastirit të Deçanit ka qenë prej kohësh temë e debatit politik dhe institucional në Kosovë, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike. Në reagimin e fundit, Rashiq ka theksuar se gabimi ishte rezultat i një ngatërrimi të dy situatave të ndryshme dhe jo një pretendim i qëllimshëm. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat