Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës, ku dy persona nga e njëjta familje janë gjetur pa shenja jete në interval të shkurtër kohor.
Sipas informacioneve të publikuara nga Sinjali, një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës së tij, në lagjen Gurra. Nga verifikimet paraprake të autoriteteve, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Më pas, familjarët kanë gjetur pa shenja jete edhe nënën e tij, 72-vjeçare, në banesën e saj.
Autoritetet bëjnë me dije se rrethanat e kësaj humbjeje janë ende nën hetim. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim sqarimin e plotë të shkaqeve të humbjes së jetës. Hetimet po vazhdojnë. /pasqyrapress/


