Një statujë 20 metra e lartë e Lionel Messit është përfunduar pas 40 ditësh punë intensive, duke u kthyer në monumentin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për futbollistin argjentinas.
Skulptura paraqet Messin duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës, një simbol i karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Monumenti tashmë po tërheq vëmendje të madhe dhe po konsiderohet si një nga nderimet më të veçanta të bërë për “GOAT”-in e futbollit. /Pasqtrapress/


