Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje përmes disa formave të përcaktuara nga ligji zgjedhor. Për këtë qëllim, janë hapur gjithsej 40 vendvotime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të shpërndara në 16 ambasada dhe 13 konsullata.
Sipas rregullave në fuqi, votimi nga jashtë vendit mund të realizohet përmes postës, me dërgimin e pakos në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, si dhe përmes votimit fizik në përfaqësi diplomatike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se identifikimi i votuesve lejohet edhe me dokumente me afat të skaduar.
” Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës. Lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së. Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim”, njofton KQZ. /pasqyrapress/


