7.6 C
Pristina
HomeLajmeNjë person gjendet i pajetë në rrugën e Arbrit, poshtë urës

Një person gjendet i pajetë në rrugën e Arbrit, poshtë urës

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 8 dhjetorit në zonën e urës së fshatit Fshat, në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën. Policia njofton se pas raportimit, shërbimet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë zhvilluar kërkime disa orëshe për shkak të terrenit të vështirë, duke bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Prokuroria dhe hetuesit po punojne për të sqaruar rrethanat.

”Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën”. /Pasqyrapress/

Foto: Rruga e Arbrit, wikipedia





ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat