Një nismë individuale po kthehet në shembull për komunitetin. Fotografi i njohur Arian Mavriqi, ka ndërmarrë një aksion vullnetar për pastrimin e lumit të Kamenicës nga gomat e hedhura, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit.
Pas reagimeve dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, gomat janë larguar dhe zona tashmë paraqitet dukshëm më e pastër dhe më e sigurt për banorët.
Ky veprim po shihet si një mesazh i fortë ndërgjegjësimi, sidomos për brezat e rinj, se kujdesi për natyrën nis nga secili prej nesh. Një shembull se si përgjegjësia qytetare dhe veprat e mira mund të sjellin ndryshim real. /Pasqyrapress/
Foto: Arian Mavriqi / rrjete sociale
Per më shumë, kliko linkun poshtë.


