Policia e Obiliqit ka arrestuar mbrëmë gjashtë persona, pesë prej tyre të mitur, të dyshuar për veprën penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”. Rasti ka ndodhur më 13.12.2025 në Plemetin.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Pasqyrapress/
“Arrestohen gjashtë persona në Obiliq Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, ka njoftuar policia e Kosovës.


