8.4 C
Pristina
HomeShëndetësiOBSH: një grip i ri sezonal po qarkullon në disa vende të...

OBSH: një grip i ri sezonal po qarkullon në disa vende të Evropës

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë raportuar një rritje të rasteve të gripit sezonal në disa vende të Evropës, si pjesë e sezonit të zakonshëm të infeksioneve respiratore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aktivitet i lartë i gripit është vërejtur në një numër shtetesh evropiane, ku sistemi shëndetësor në disa prej tyre po përballet me fluks më të madh pacientësh me simptoma të ngjashme me gripin, shkrua Periskopi, transmeton Pasqya press.

“Sezoni i gripit ka filluar më herët se në vitet e kaluara dhe në disa vende po shënohet aktivitet i lartë ose shumë i lartë”, thuhet në raportet e OBSH-së. Sipas të dhënave të publikuara, në disa shtete evropiane një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara lidhen me një nën-lloj sezonal të gripit A, ndërkohë që ekspertët theksojnë se nuk ka prova që ky variant të shkaktojë sëmundje më të rënda sesa gripi i zakonshëm. OBSH ka rikujtuar se vaksinimi mbetet një nga masat kryesore parandaluese, veçanërisht për personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

“Vaksinimi dhe masat bazë të mbrojtjes janë thelbësore për të reduktuar komplikimet”, thekson OBSH. Autoritetet shëndetësore nënvizojnë se, pavarësisht rritjes së rasteve, situata nuk konsiderohet kërcënim i ngjashëm me pandeminë COVID-19 dhe po trajtohet brenda kuadrit të gripit sezonal. /Pasqzrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat