Rreth fundit të këtij muaji pritet të ekzekutohet pagesa shtesë për punonjësit e administratës publike, e njohur si paga e 13-të, në kuadër të buxhetit të ri të miratuar në Kuvend. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se zbatimi i zotimeve të mandatit të ri ka nisur me hyrjen në fuqi të buxhetit të miratuar në lexim të dytë më 20 shkurt, me një vlerë prej rreth 4 miliardë euro.
Sipas tij, në këtë buxhet përfshihet edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila pritet të shpërndahet në fund të muajit që ka nisur. Kurti theksoi se miratimi i buxhetit shënon hapin e parë konkret drejt realizimit të prioriteteve të qeverisë në mandatin e ri. Deklarimet u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. /pasqyrapress/


