Disa avokatë po nxisin qytetarët të padisin Komunën për asfaltimin e rrugëve, duke i mashtruar se mund të përfitojnë para, ka shkruar kryetari i Bujanocit ne facebook, Arber Pajaziti.
Në fakt, nga këto procese përfitojnë vetëm avokatët, ndërsa shpenzimet gjyqësore i paguan Komuna – pra qytetarët.
#Komuna thekson se rrugët janë bërë për të mirën e banorëve dhe për rritjen e vlerës së pronave, por nuk do të lejojë abuzime që dëmtojnë investimet publike. Në rastet kur pronarët kanë bërë ankesa zyrtare, Komuna do të heqë asfaltin dhe do ta rikthejë gjendjen si më parë, pa shpenzuar para për gjyqe të pavlefshme. Qytetarët ftohen të mos bien pre e manipulimeve dhe për çdo paqartësi të drejtohen në Komunë, e cila është e gatshme t’i ndihmojë sipas ligjit. /Pasqyrapress/.


