Qarkullimi rrugor në një pjesë të territorit të Serbisë jugore pritet të përballet me pengesa gjatë ditës së nesërme, më 24 dhjetor 2025. Sipas një njoftimi të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bazuar në informacione nga burime të hapura dhe mediat online, është paralajmëruar bllokim i përkohshëm i një segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB).
Bllokada pritet të organizohet nga banorë lokalë dhe do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, çka mund të shkaktojë vonesa dhe devijime në qarkullim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim shmangien e pritjeve dhe pengesave në trafik. Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat zyrtarë të publikuar nga ky institucion. /paqyrapress/


