8.4 C
Pristina
HomeLajmePas dorëheqjes së Abdixhikut, Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Pas dorëheqjes së Abdixhikut, Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Pas dorëheqjes së Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kërkojë besimin e Kuvendit për të udhëhequr partinë. Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, më 31 janar 2026, do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoti ka theksuar se synon një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin e partisë, duke garantuar rol aktiv për çdo anëtar, degë dhe forum. Ai ka deklaruar se askush nuk do të mbetet në margjina dhe se avancimi në parti do të bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim. Sipas Hotit, qëllimi kryesor është ringritja politike dhe organizative e LDK-së, bashkimi i energjisë së re me përvojën dhe kthimi i partisë në alternativën kryesore qeverisëse në Kosovë. Ai ka nënvizuar se vlerat themelore të LDK-së, demokracia e brendshme, guximi politik dhe orientimi euro-atlantik, mbeten thelbësore për të ardhmen e partisë dhe të vendit. /pasqyrapress/

Foto: Avdullah Hoti, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat