13 C
Pristina
HomeRozëPas shtatë vitesh ndarje, Mali refuzon takimin me të atin

Pas shtatë vitesh ndarje, Mali refuzon takimin me të atin

Pas më shumë se shtatë vitesh pa kontakt, Mali ka zgjedhur të mos zhvillojë një takim me babain e tij, pavarësisht se ky i fundit ndodhej vetëm pak metra larg, brenda së njëjtës banesë.

Burime pranë familjes bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një periudhe të gjatë distancimi dhe emocionesh të akumuluara ndër vite, duke reflektuar një situatë të ndërlikuar familjare që ende mbetet e hapur. Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, është theksuar se falja dhe afrimi kërkojnë reflektim të sinqertë, duke nënvizuar se shanset e dyta u takojnë atyre që mësojnë nga gabimet, jo atyre që i përsërisin.

Situata ka nxitur reagime të shumta në publik, duke rikthyer në vëmendje raportet familjare dhe ndikimin që konfliktet e pazgjidhura kanë me kalimin e viteve. /pasqyrapress/

Foto: Mal everest, instagram.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat