Në Gjilan po vazhdon programi kulturor “Flaka e Janarit” 2026, i cili sivjet shënon 35 vjet nga themelimi. Në kuadër të këtij manifestimi, vëmendje e veçantë i kushtohet aktiviteteve letrare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kujtesës historike. Të shtunën, më 24 janar, nga ora 12:00, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli”, do të organizohet tryeza letrare “Pena e Flakës”.
Ky aktivitet i kushtohet vlerave të letërsisë shqipe dhe shënon 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Beqir Musliu. Ngjarja realizohet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” dhe organizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. /pasqyrapress/


