Një qytetar është dërguar para gjykatës pasi dyshohet se ka vjedhur çokollata në vlerë prej 38 eurosh në një nga marketet “Viva Fresh Store”.
Rasti është raportuar në Polici, e cila ka ndërhyrë menjëherë pas identifikimit të të dyshuarit. Sipas autoriteteve, i dyshuari është ndaluar dhe më pas është proceduar në Prokurori, ku ndaj tij është iniciuar rasti për vjedhje.
Institucionet gjyqësore pritet të vendosin masat e mëtejshme ligjore. /Pasqyrapress/.


