1.8 C
Pristina
HomeLajmePërfundon faza e fundit në Hagë, ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë dhe...

Përfundon faza e fundit në Hagë, ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë dhe pritet vendimi

Sot në Specialist Chambers përfunduan deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Para trupit gjykues folën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët përsëritën se janë të pafajshëm dhe kërkuan lirimin nga të gjitha akuzat.

Thaçi në fjalën e tij theksoi se akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka prova që e lidhin me krime lufte apo krime kundër njerëzimit. Edhe tre të tjerët mbajtën të njëjtin qëndrim.

Pas mbylljes së kësaj faze, çështja kalon te gjykatësit, të cilët pritet të shpallin vendimin brenda muajve të ardhshëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat