5.7 C
Pristina
HomeLajmePërleshje në Prishtinë, dy persona dërgohen për trajtim në QKUK

Përleshje në Prishtinë, dy persona dërgohen për trajtim në QKUK

Një incident i ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë ka bërë që dy persona të kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të publikuara nga Infokus, dy meshkuj janë përfshirë në një përleshje fizike, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Si pasojë, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rasti është regjistruar si “lëndim i lehtë”, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet po vazhdojnë trajtimin e rastit në përputhje me procedurat ligjore. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat