Një përplasje mes dy emrave të njohur të muzikës është raportuar të ketë ndodhur sot në Prishtinë, duke përfunduar me pasoja shëndetësore për njërin prej tyre. Burime mediatike bëjnë të ditur se këngëtari Butrint Imeri ka pësuar lëndime pas një konflikti fizik, për të cilin dyshohet se ka ndodhur pranë një objekti hotelier.
Si pasojë, ai ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në raportimet e publikuara nga Veriu.info përmendet se në këtë rast dyshohet për përfshirjen e reperit Klejdi Dogjani, i njohur me emrin artistik FINEM, si dhe disa persona të tjerë. Nga Policia e Kosovës nuk ka ende konfirmim zyrtar për detajet e ngjarjes. Zyrtarë policorë kanë bërë të ditur se informacionet janë ende duke u verifikuar dhe priten sqarime shtesë në vijim. /paasqyrapress/


