1.5 C
Pristina
HomeLajmePolicia arreston Arianit Sllamnikun

Policia arreston Arianit Sllamnikun

Policia e Kosovës ka ndaluar në Gjilan Arianit Sllamnikun, pas dyshimeve për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me ofrimin e shërbimeve të paautorizuara.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se ai dyshohet se u ka ofruar disa familjeve trajtime, duke pretenduar shërim apo përmirësim të gjendjes së fëmijëve me autizëm. Në kuadër të këtyre trajtimeve, Sllamniku dyshohet se ka sugjeruar përdorimin e substancave që nuk janë të lejuara për përdorim njerëzor, pasi ato janë të destinuara për kafshë. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të dyshimeve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat