13 C
Pristina
HomeLajmePolicia shpëton një qytetare nga lumi Ibër

Policia shpëton një qytetare nga lumi Ibër

Një situatë e rrezikshme u evitua mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Kosovës. Rreth orës 22:00, autoritetet u njoftuan se një grua kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani”.

Njësitet policore dolën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta lokalizojnë qytetaren në shtratin e lumit, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo u nxor nga uji dhe u shpëtua nga rreziku i mëtejmë.

E lënduara është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku sipas mjekëve gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Bazuar në deklaratën e saj, ajo kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte përfunduar në lumë. Policia ka njoftuar se po vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat