4.7 C
Pristina
HomePasqyra+Preshevë: Arrestohet një 23-vjeçar i dyshuar për tentativë grabitjeje

Preshevë: Arrestohet një 23-vjeçar i dyshuar për tentativë grabitjeje

Policia në Preshevë ka arrestuar një të ri, 23 vjeç, nga kjo komunë, i dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur më herët gjatë këtij muaji. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë. Sipas njoftimit zyrtar, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 janar, kur i dyshuari, me fytyrë të mbuluar, ka ndaluar një punonjëse të një këmbimoreje dhe, duke e kanosur me një objekt që i ngjante armës, ka kërkuar çelësat dhe paratë.

Gjatë incidentit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, tek i cili janë gjetur prova materiale, përfshirë edhe një plumb të vërtetë, si dhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes. Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj tij do të iniciohet procedurë penale për veprat përkatëse, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë, deri në marrjen e vendimit të radhës nga organet e drejtësisë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat