3.7 C
Pristina
HomeLajmePrishtina në mesin e qyteteve më të ndotura në fillim të vitit...

Prishtina në mesin e qyteteve më të ndotura në fillim të vitit 2026

Qyteti i Prishtinës ka hyrë në vitin 2026 me cilësi të dobët të ajrit, duke u renditur ndër qytetet me ndotjen më të lartë në nivel global gjatë ditës së enjte. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma ndërkombëtare IQAir, kryeqyteti i Kosovës është pozicionuar në vendin e 18-të në botë për ndotje të ajrit, bazuar në matjet e grimcave të dëmshme PM, ka shkruar Sinjali.

Vlera e regjistruar e këtyre grimcave ka arritur nivelin 74.3, që klasifikohet si ajër i dëmshëm, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Ekspertët këshillojnë kufizimin e aktiviteteve të gjata në ambiente të hapura dhe marrjen e masave mbrojtëse, derisa kushtet atmosferike të përmirësohen. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat