13 C
Pristina
HomePasqyra+Pritet të ekzekutohen shtesat e premtuara

Pritet të ekzekutohen shtesat e premtuara

Para vitit te ri, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy masa që synojnë lehtësimin e barrës financiare për familjet dhe pensionistët.

Sipas vendimit të marrë, do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe për pensionistët, si mbështetje shtesë në këtë periudhë. Autoritetet kanë bërë të ditur se ekzekutimi i këtyre shtesave pritet të realizohet gjatë ditës së sotme, ndërsa fondet do të shpërndahen përmes mekanizmave zyrtarë.

Këto masa vijnë në kuadër të angazhimeve për përkrahje sociale, me synim që festat të përballohen më lehtë nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat