57-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, pranë tij u gjet armë zjarri
Një 57-vjeçar me inicialet M.K. është gjetur sot pa shenja jete në një fushë në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Sipas autoriteteve, rreth orës 11:35 policia ka pranuar informatën dhe në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe emergjenca mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Nga shikimi fillestar, në trupin e tij është vërejtur një plagë nga arma e zjarrit, ndërsa pranë trupit është gjetur një pistoletë.
Prokurori kompetent është njoftuar dhe hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Pasqyrapress/


