13 C
Pristina
HomeLajmePrizren: Katër të arrestuar për rrëmbim dhe dhunë ndaj një burri, viktima...

Prizren: Katër të arrestuar për rrëmbim dhe dhunë ndaj një burri, viktima përfundon në spital

Katër persona kanë përfunduar në pranga pas një rasti të dhunës që ka ndodhur në Prizren, ku një burrë dyshohet se është rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht. Sipas informatave zyrtare, katër të dyshuar, pas një takimi të mëhershëm të viktimës në rrjete sociale me një vajzë që dyshohet të jetë nga Peja, e kanë futur me forcë atë në një veturë dhe e kanë mbajtur për rreth një orë, ka shkruar Infokus.

Gjatë kësaj kohe, viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat më pas ka marrë trajtim mjekësor. Policia njofton se katër persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar vetura e përdorur në rast, katër telefona mobilë dhe një pajisje elektroshoku. Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat