13 C
Pristina
HomeLajmePrizren:Gjendet një burrë i pajetë në lokal

Prizren:Gjendet një burrë i pajetë në lokal

Autoritetet në Prizren po verifikojnë rrethanat e një rasti të raportuar të vdekjes së një burri, i cili është gjetur i pajetë brenda një lokali. Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet të ketë ndodhur të dielën.
Rasti është raportuar më 8 dhjetor, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar shkaqet. /Pasqyrapress/.





ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat