Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të përfundojë me pafajësi. Ai theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer asnjë krim. Duke folur para protestuesve në Shkup, Ahmeti tha se akuzat ndaj UÇK-së janë të pabaza dhe se ato janë dëgjuar më herët vetëm nga Beogradi dhe Moska.
Sipas tij, ky proces po mohon historinë e luftës çlirimtare dhe të shtetit të pavarur të Kosovës. “Ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, sepse liria dhe e vërteta historike janë në anën e tyre”, u shpreh Ahmeti, duke shtuar se drejtësia do të kontribuonte edhe në stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. /Pasqyrapress/


