Policia ka nisur hetimet për një rast të vdekjes në fshatin Graboc të Pejës, njofton Insajderi. Sipas raportit 24-orësh, një burrë ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga rreth 3 metra lartësi ndërsa po punonte në një shtëpi, transmeton Pasqyra press.
Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes /Pasqyrapress/

