Prime-i i mbrëmjes solli jo vetëm momente tensioni, por edhe situata që ngjallën reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Teksa po qëndronin në dhomën e rrëfimit, Dini kërkoi një përqafim nga Alba dhe Limi, por momenti mori tjetër kahje, pasi dyshja u afrua më shumë me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje para kamerave.
Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale dhe ngjallën reagime të menjëhershme edhe nga banorët e tjerë. Mes tyre ishte edhe Dolce, e cila u shfaq e befasuar dhe dukej e zhgënjyer nga ajo që pa. /pasqyrapress/



