13 C
Pristina
HomeLajmeQeveria ndanë shtesa për fëmijë dhe pensionistë, para vitit të ri

Qeveria ndanë shtesa për fëmijë dhe pensionistë, para vitit të ri

Qeveria ka njoftuar se edhe këtë fundvit do të procedohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke bërë të ditur se pagesat pritet të realizohen para natës së Vitit të Ri.

”Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri. Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”, ka shkruar Kurti ne facebook. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat