4.7 C
Pristina
HomeKulturëRama sinjalizon rikthimin e TikTok në Shqipëri: Marrëveshje e re me platformën

Rama sinjalizon rikthimin e TikTok në Shqipëri: Marrëveshje e re me platformën

Pas një periudhe pezullimi, TikTok pritet të bëhet sërish i aksesueshëm në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria ka arritur një mirëkuptim me platformën, duke hapur rrugën për rikthimin e saj në vend.

Në një prononcim për Politico, Rama tha se është arritur një partneritet që synon rritjen e standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesve shqiptarë.

Sipas tij, publiku do të njoftohet së shpejti për masat e reja që do të shoqërojnë këtë vendim. “Jemi të kënaqur me rezultatin dhe me qasjen që ka treguar TikTok gjatë diskutimeve,” u shpreh Rama, duke shtuar se reagimi i platformës pas vendimit fillestar ka qenë bashkëpunues dhe konstruktiv. Kryeministri theksoi se pala shqiptare ka paraqitur qartë shqetësimet e saj, të cilat, sipas tij, janë dëgjuar me vëmendje nga drejtuesit e platformës. Detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike në ditët ose javët në vijim. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat