2.1 C
Pristina
HomeShëndetësiRealizohet me sukses ndërhyrja e parë për Sindromën Eagle në QKUK

Realizohet me sukses ndërhyrja e parë për Sindromën Eagle në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë me sukses një operacion për Sindromën Eagle, një sëmundje e rrallë që shkaktohet nga zgjatja jonormale e një strukture kockore në bazën e kafkës dhe që mund të sjellë dhimbje të vazhdueshme në qafë dhe fytyrë. Sipas njoftimit nga QKUK, pacienti, mashkull i lindur në vitin 1964, kishte ankesa të përsëritura, ndërsa ekzaminimet mjekësore konfirmuan një zgjatje rreth 5.5 centimetra, duke e bërë të nevojshëm ndërhyrjen kirurgjikale.

Operacioni u krye në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, përmes një metode që lejon kontroll të plotë të strukturave të ndjeshme të qafës. Ndërhyrja u përfundua me sukses dhe pacienti ka shfaqur përmirësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Ai është në gjendje stabile dhe pritet të vazhdojë rikuperimin në kushte shtëpiake. Ky rast konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve mjekësore në vend. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat