Një sezon i jashtëzakonshëm pelegrinazhi është shënuar këtë vit në Makkah, ku 11.6 milionë besimtarë myslimanë kanë kryer Umren, duke vendosur një rekord të ri pjesëmarrjeje. Sipas faqes “Viral Gyaan”, pelegrinë nga e gjithë bota kanë udhëtuar drejt qytetit të shenjtë për të përmbushur obligimin e tyre shpirtëror, në një periudhë që konsiderohet ndër më të ngarkuarat ndonjëherë. Numri i lartë i vizitorëve shihet si tregues i rritjes së interesimit për pelegrinazhin dhe forcimit të lidhjes fetare brenda komunitetit mysliman global. Autoritetet në Arabia Saudite kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë masa organizative për të garantuar mbarëvajtjen e ritualeve dhe menaxhimin e fluksit të madh të vizitorëve. Umra kryhet gjatë gjithë vitit dhe mbetet një nga përvojat më të rëndësishme fetare për miliona besimtarë. /pasqyrapress/


