5.7 C
Pristina
HomeLajmeReshjet e forta krijojnë vërshime në disa zona të Kosovës, Drenasi në...

Reshjet e forta krijojnë vërshime në disa zona të Kosovës, Drenasi në alarm

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë dëme të papritura, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe infrastrukturën lokale. Një situatë e rënduar raportohet edhe në komunën e Drenasit, ku uji ka dalë nga shtrati në disa zona dhe ka vështirësuar lëvizjen, sidomos pranë banesave.

Pamjet e publikuara nga mediumi lokal Drenica Online tregojnë gjendjen në terren, ku uji ka mbuluar rrugë dhe oborre. Sipas raportimeve, videot janë dërguar nga vetë banorët, të cilët shprehen se reshjet e vazhdueshme po e përkeqësojnë situatën.

Autoritetet lokale pritet të jenë në gatishmëri për të monitoruar gjendjen dhe për të ndërhyrë nëse reshjet vazhdojnë edhe në orët në vijim. /pasqyrapress/

Video:

https://www.facebook.com/reel/1144383220876638

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat