Ministrja Rozeta Hajdari ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës në Kosovë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë. Vendimi vjen pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut, ku është vërejtur se rritjet e çmimeve reflektohen menjëherë, ndërsa uljet jo proporcionalisht. Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar është: deri në 2 eurocent për litër për shitjen me shumicë dhe deri në 12 eurocent për litër për shitjen me pakicë. Vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore. /Pasqtrapress/


