1.8 C
Pristina
HomeShëndetësiRrahen dy kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

Rrahen dy kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

Një mosmarrëveshje profesionale ka degraduar në konflikt fizik mes dy mjekëve kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas raportimit të Gazetës Lajm, përplasja ka ndodhur sot brenda objektit të klinikës, ku dy kirurgët janë përfshirë në incident pranë hyrjes së ashensorit.

Sipas burimeve behet e ditur se përplasja fizike ishte pasojë e tensioneve të mëhershme, të cilat kishin nisur disa ditë më parë me debat verbal mes palëve të përfshira. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së, ndërsa pritet që rasti të trajtohet edhe në aspektin disiplinor. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve ka konfirmuar se procedurat e brendshme tashmë janë iniciuar për shqyrtimin e incidentit. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat