5.7 C
Pristina
HomeRozëSasa e vulosi fjalinë "Njeriu është më i fortë se guri", rrëfimi...

Sasa e vulosi fjalinë “Njeriu është më i fortë se guri”, rrëfimi që i përloti të gjithë

Big Brother VIP Kosova u mbush me emocione kur Sasa Hoda ndau historinë e vështirë të betejës së saj shëndetësore.

Ajo tregoi se si një sëmundje e rrallë i ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trup e në shpirt, duke dhënë një mesazh të fortë vetëpranimi. Nga shtëpia, Sasa kërkoi që të publikohen fotot e saj artistike, ku ajo nuk e fsheh zonën e barkut dhe shenjat që i ka lënë sëmundja. Në pozat tashmë të shpërndara në Instagram, ajo shfaqet plot stil dhe vetëbesim, duke treguar një histori mbijetese, jo thjesht një imazh.

Sasa shprehu se po mëson të dojë veten ashtu siç është dhe shpreson të inspirojë të tjerët që kanë kaluar sfida të ngjashme. Ajo u bëri thirrje të gjithëve të gjejnë forcë në të vërtetën e tyre. Ky veprim i saj thyen tabu dhe shërben si frymëzim për njerëzit që luftojnë me pasiguri fizike apo beteja shëndetësore, duke dëshmuar se bukuria e vërtetë vjen nga forca dhe sinqeriteti.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu edhe historinë me nënën e saj. Sasa vonë e kishte kuptuar që nëna që po e rriste, nuk ishte ajo biologjike. Kjo e kishte shkatërruar duke e bërë që mos ta dojë asnjë festë e ditëlindje. Por tani ajo është më e fortë se kurrë, duke pranuar fatin e saj me sportivitet dhe pozitivitet. /Psqyrapress/

Fotot: Sara Hoda,instagram.







ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat