Në Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda emocionoi publikun teksa tregoi se nuk mund të bëhet nënë, pasi një shtatzëni do të rrezikonte seriozisht shëndetin e saj.
“Shëndeti nuk ma lejon,” u shpreh ajo mes emocioneve. Edhe pse mjekët i kanë ofruar mundësinë e amësisë përmes vezoreve dhe një surrogatoje, Sasa ka vendosur të mos rrezikojë jetën e saj.
Rrëfimi i saj u prit me mbështetje nga banorët dhe u cilësua si një mesazh force, pranimi dhe guximi për t’u përballur me të vërtetën. /Pasqyrapress/


