7.6 C
Pristina
HomePasqyra+Seanca për rastin “Liridona Ademaj” shtyhet për shkak të mungesës së gjyqtarit

Seanca për rastin “Liridona Ademaj” shtyhet për shkak të mungesës së gjyqtarit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, e paraparë të mbahej më 12 dhjetor 2025 në ora 09:30, është anuluar për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes së gjyqtarit Alban Ajvazi. Seanca e re është caktuar për 22 dhjetor 2025, në të njëjtën orë.

Të tre të akuzuarit po gjykohen për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt. Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se Naim Murseli nuk ka pasur çrregullime mendore në kohën e kryerjes së veprës. Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli u deklarua i pafajshëm; Plava nuk u deklarua, ndërsa Kokalla kërkoi kohë për konsultim me mbrojtjen. Ndërkohë, Tom Dodaj pranoi fajësinë dhe u dënua me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.

Aktakuza e ngritur më 15 janar 2025 ngarkon Murselin, Plavën, Kokallën dhe Dodajn. Sipas saj, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin rënë dakord që vrasja të kryhej nga Plava, në këmbim të 30 mijë eurove. Plani, i iniciuar nga vetë Murseli, lidhej me problemet familjare dhe martesore. Thuhet se ai e kishte siguruar edhe armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj, kundrejt 280 eurove. /Pasqyrapress/

Foto: Naim Murseli twitter.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat