Autoritetet serbe kanë realizuar një nga operacionet më të mëdha kundër narkotikëve, duke sekuestruar rreth pesë tonë mar*ihuanë në fshatin Konjuh, në afërsi të Krushevcit.
D*roga ishte e paketuar në dhjetëra kuti dhe e fshehur në ambiente banimi, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë sasinë e madhe të lëndës narkotike të konfiskuar gjatë aksionit policor, ka shkruar Presheva.com, transmeton Pasqyrapress.
Sipas mediave në Serbi, ky konsiderohet sekuestrimi më i madh i mar1huanës i realizuar ndonjëherë nga policia serbe. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota për personat e përfshirë apo për rrjetin që qëndron pas këtij aktiviteti. /pasqyrapress/


