Selvije Kasapi ka reaguar publikisht përmes një deklarate zyrtare, duke sqaruar se është kujdestarja e vetme ligjore e djalit të saj, Roel, dhe se çdo çështje që lidhet me të – qoftë ligjore apo financiare – kalon ekskluzivisht përmes saj. Në mesazhin e saj, ajo thekson se pavarësisht mungesës së figurës atërore në jetën e Roelit, përgjegjësia e saj si nënë mbetet absolute. Sipas Kasapit, prioriteti i vetëm është mirëqenia dhe kujdesi i plotë për djalin, në çdo aspekt të mundshëm, për sa kohë të ketë forcë dhe jetë.
Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se çdo ndihmë apo kontribut financiar që bëhet në emër të Roelit duhet të jetë transparent dhe i drejtpërdrejtë, duke sqaruar se Roeli posedon llogari bankare personale dhe se nuk lejohet asnjë përfitim apo keqpërdorim në emrin e tij. “E bëj këtë deklaratë publikisht për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem.
Nuk dua që asnjë mbështetje të mbetet pa mirënjohje, por as që dikush të përfitojë në emër të djalit tim”, thuhet mes tjerash në reagimin e saj. Deklarata shoqërohet edhe me dokument zyrtar të noterizuar, i cili ka fuqi të plotë ligjore dhe synon të parandalojë çdo keqinterpretim apo abuzim në të ardhmen. /pasqyrapress/


