5.9 C
Pristina
HomeLajmeSerbia po shqyrton vendimin për orë mësimore 30 minutëshe

Serbia po shqyrton vendimin për orë mësimore 30 minutëshe

Serbia po paralajmëron një reformë të re në arsim, që mund të ndryshojë mënyrën tradicionale të zhvillimit të mësimit në shkolla. Ministri i Arsimit ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia që ora mësimore të shkurtohet nga 45 në 30 minuta. Sipas tij, ky propozim lidhet me ndryshimet në mënyrën e përqendrimit dhe të nxënit tek brezat e rinj, duke theksuar se modeli aktual nuk i përgjigjet më realitetit të sotëm. Reforma synon më shumë ndërveprim në klasë, rol aktiv të nxënësve, si dhe përdorim më të madh të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në procesin mësimor. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat