5.7 C
Pristina
HomePasqyra+SHBA pezullon përkohësisht vizat për disa shtete, përfshirë Kosovën

SHBA pezullon përkohësisht vizat për disa shtete, përfshirë Kosovën

Autoritetet amerikane kanë nisur një rishikim të gjerë të procedurave të vizave, duke pezulluar përkohësisht shqyrtimin e aplikimeve për imigrantë nga dhjetëra shtete, mes tyre edhe Kosova dhe Shqipëria. Sipas raportimeve të mediave amerikane, pauza lidhet me procesin e verifikimit dhe rivlerësimit të standardeve të sigurisë, ndërsa konsullatat janë udhëzuar të zbatojnë ligjet ekzistuese gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Masat pritet të hyjnë në fuqi nga fundi i janarit dhe do të zgjasin për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e vlerësimit nga Departamenti i Shtetit. Në listë përfshihen rreth 75 vende, ndërsa disa shtete të rajonit nuk janë pjesë e saj. Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar informacionin, duke theksuar se bëhet fjalë për procedura administrative dhe jo për ndalim të përhershëm të vizave. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat