Studime të mëdha shkencore tregojnë se konsumi i moderuar i kafesë (rreth 3–4 filxhanë në ditë) lidhet me ulje të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru dhe vdekshmëri të përgjithshme. Madje, nje gjë të tillë e ka pohuar edhe kardiologu kosovar Gani Bajraktari në një emision.
Kafeja përmban polifenole dhe antioksidantë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit, përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe metabolizmin e glukozës.
Megjithatë, përfitimet vlejnë vetëm për konsum të kontrolluar. Jo të gjithë reagojnë njësoj – te disa persona mund të përkeqësohen ankthi, hipertensioni apo aritmitë. Kafeja nuk zëvendëson një stil jetese të shëndetshëm. Për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, 3–4 kafe në ditë nuk e dëmtojnë zemrën dhe mund të jenë mbrojtëse. /Pasqyrapress/


