Shkodër: Gjendet një trup i pajetë Mëngjesin e sotëm u gjet një trup i pa jetë pranë urës së Telit në Postribë. Trupi u pikas nga kalimtarë, të cilët njoftuan policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Autoritetet po hetojnë për identifikimin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes. /Pasqyrapress/


